Kryeministri Edi Rama zbërtheu sot raportimet e gënjeshtra për vrasjen e Egli Progës teksa akuzoi opozitën dhe disa media për helmim të popullatës me informacione të rreme.
Ai tha se viktima ishte anëtar i PS së Pogradecit dhe punonjës i OSHEE.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Për të kuptuar kush janë ata në politikë dhe media, mjafton rasti i vrasjes së një djali të ri në Pogradec. Fshehën deklaratën e Policisë dhe thanë se viktima u vra për nëj gjobë nga një bandë. Gënjeshtër sepse nuk kishte asnjë gjobë. U tha se Pogradeci është kthyer në qytet me kriminalitet, gënjeshtër edhe kjo. Gënjyen se Policia donte të fshihte krimin ndërkohë që shpejtësia për ndalimin e autorit është e dokumentuar. U gënjye për ambulancën se mbërriti 40 minuta me vonesë. Gënjeshter, që është e dokumentuar. U tha se autori kishte mbrojtje politike sepse një dajë i tij ishte eksponent i lartë i PS në Pogradec. Dihet botërisht se PS nuk mbron as ministrat nga drejtësia, por nga ana tjetër ai dajë nga ana tjetër është i dënuar për abuzim me detyrën. Ndërkohë që i ndjeri po, ishte anëtar i Partisë Socialiste dhe nuk ishte pronari i lokalit, por punonjës i OSHEE. Mirëpo gënjeshtra bëri xhiron edhe me ndihmën e një prokurori që e ndryshoi akuzën e policisë nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia duke revoltuar të madh e të vogël. Kështuqë popullit iu dha doza e helmit për të bërë politikë me fatkeqin dhe duke bërë një protestë mashtruese kundër qeverisë.