MENU
klinika

Ndryshime në Asamblenë dhe Sekretariatin e PS

EMRAT/ Propozimet e Ramës për secilën strukturë të partisë

08.09.2024 - 12:45

Kryeministri Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, përpos ndryshimeve të drejtuesve politik të qarqeve, pa propozuar se edhe emrat e rinj për Asamblenë dhe Sekretariatin e partisë.

Rama propozoj si kryetar të Asamblesë Blendi Klosin, ndërsa si nënkryetare propozoj Ilva Gjuzin dhe Besa Spahon, ndërsa Onid Bejleri do të jetë sekretar.

Nënkryetarë

Ilva Gjuzi
Besa Spaho
Sekretar

Onid Bejleri
Po ashtu, Rama propozoi edhe 14 persona si kandidatë për të qenë anëtarë të kryesisë, shtatë gra dhe shtatë burra, nga të cilët pesë nga secili grup do të arrijnë të jenë anëtarë pas votimit.

Arben Pëllumbi
Erjon Braçe
Eduard Shalsi
Pirro Vëngu
Pjerin Ndreu
Toni Gogu
Vangjel Tavo
Albana Koçiu
Anila Denaj
Delina Ibrahimi
Etilda Gjonaj
Klodiana Spahiu
Klotilda Bushka
Lindita Nikolla
LEXO EDHE: PS ndez ‘motorët’ për zgjedhjet e 2025/ Rama prezanton drejtuesit e qarqeve, Tirana ndahet mes tre figurave të PS! Ja të gjithë emrat

Sa i përket ndryshimeve në Sekretariat, Rama ka propozuar si më poshtë, përveç Blendi Klosit, i cili do të vijojë të mbajë detyrën e tij si Sekretar i Përgjithshëm.

Sekretariati Ekzekutiv

Blendi Klosi – Sekretar i Përgjithshëm

Damian Gjiknuri – Sekretar i Organizimit dhe Zgjedhjeve

Evis Kushi – Sekretare e Gruas

Milva Ikonomi – Sekretare e Programit

Zerina Bruci – Sekretare për Diasporën

Romina Kuko – Sekretare e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Roi Bashaj – Sekretar i Rinisë