Më 1 Tetor 2024, pensionistët shqiptarë do të përfitojnë një rritje të ndjeshme të pensioneve dhe disa përfitime të tjera të rëndësishme. Sipas njoftimeve të fundit nga ekspertët e ekonomisë, të gjithë pensionistët do të kenë sigurimin që pensionet e tyre nuk do të jenë më të vogla se 150 euro. Kjo është një ndryshim i rëndësishëm që do të sjellë një përmirësim të ndjeshëm në nivelin e jetesës për ata që kanë kontribuar gjatë gjithë jetës së tyre në shoqëri. Për më tepër, do të jepen dy bonuse të veçanta në këtë periudhë, ku njëri prej tyre do të jetë më i madh se çdo vit tjetër. Këto masa kanë për qëllim të ofrojnë mbështetje të shtuar për pensionistët dhe të ndihmojnë në përballimin e kostove të jetesës.
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se këto përfitime janë një hap i rëndësishëm për të përmirësuar standardin e jetesës së të moshuarve dhe për të përballuar sfidat ekonomike të përditshme. Kjo është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e shoqërisë dhe tani do të shohin rezultate konkrete të përpjekjeve të tyre përmes një përkrahjeje më të madhe nga ana e shtetit. Ky përshkrim ofron një pamje të qartë të përfitimeve të reja dhe përmirësimeve që pritet të sjellin për pensionistët, duke theksuar rëndësinë dhe ndikimin pozitiv të tyre. Më poshtë po pasqyrojmë intervistën e ekspertes së ekonomisë, Eriola Hoxha për “Report TV”.
-Si do të bëhet rritja e pensioneve, kur do të ndodhi, sa është parashikuar, kujt do t’i rritet pensioni, sa do të rritet pensioni në bazë të asaj aktuale që ato kanë?
Nga 1 Tetori i këtij viti, që do të thotë më pak se një muaj, kanë qenë premtimet e qeverisë shqiptare, të cilat po zbatohen me grupin e ekspertëve të Shqipërisë dhe të Bankës Botërore për të sjellë një rishikim të plotë të skemës së kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore apo thënë ndryshe rishikim të pensionit mujor për të gjithë pensionistët në vend. Jo të gjithë do të marrin të njëjtën vlerë, rishikimi i skemës së pensioneve do të filloj duke u rritur pensionet që kanë vlerën më të ulët mujore por në një mesatare ku prioritet kanë të gjithë pensionistët që kanë pension në vlerë më pak se 150 euro në muaj. Pasi ka pensionistë në zonat rurale dhe urbane që jo vetëm nuk kanë përftim të vlerës tavan të vendosur nga skema e rishikimit të pensioneve, 150 euro por kanë pensione që kapin vlerën 4000 apo 5000-13000 lekë të reja. Prioritet do të jetë kjo kategori apo ky grupim i skemës së pensioneve.
-Si do të përzgjidhet e përllogaritur, me cilën përqindje të bazës?
Baza është vlera tavan e përftimit mujor të çdo pensionisti. Në bazë të një buxheti të parashikuar për vitin 2024 nga qeveria shqiptare për rritjen e pensioneve, që nuk është as indeksimi i përvitshëm e as bonusi i fund vitit në dhjetor por është një rritje e cila do të prekë dhe do të kategorizojë kryesisht pensionet më të ulta. Unë e kam thënë dhe në zbardhje të vendimeve apo projekt ligjeve që bën publike qeveria, që jo të gjitha pensionet do të rriten me këtë buxhet të dedikuar për rishikimin e skemës së pensioneve. Prioritet janë ata që kanë vlera të vogla që d.t.th të përkufizuar apo të ndarë sipas zonave të ndryshme, ato rurale dhe ato urbane, prioritet do të kenë pensionet më të vogla. Pra, supozojmë se pensioni 5000 lekë të reja në muaj duhet patjetër që të shkojë në vlerën 150 euro në muaj pasi është objektivi strategjik i qeverisë që të gjithë pensionet që janë më të vogla ose të barabarta me 150 euro në muaj, duhet kategorisht që të jenë në këtë vlerë.
-Pra, nuk do të ketë më pensione nën 150 euro?
Çfarë sjell risi ky rishikim i skemës së pensioneve, është mbushja e vlerës mujore që do të përfitojnë pensionistët është më e vogël apo e barabartë se 150 euro në muaj. Nga përfitimet e 1 Tetorit 2024, ne nuk do të kemi pensione më të vogla se 150 euro.
-Kjo mund të konsiderohet si rritja pak më e lartë se rritjet tjera të bëra ndaj pensioneve ndër vite?
Rritja e fundit që është bërë për pensionet është 480 leke në muaj apo 500 lekë të reja apo 5000 të vjetra në muaj është e barabartë me indeksimin ligjor nga qeveria shqiptare, që ecën paralelisht me vlerën e normës së inflacionit. Pra, çfarë iu është rritur vlerë të gjithë pensionistëve në mënyrë taksative, bazuar në ligjin e indeksimit është 480 lekë të reja. Përveç rritjes së pensioneve që kanë vlerë më të ulët ose të barabartë se 150 euro, ajo që po diskutohet paralelisht me skemën e re të ndryshimit të pensioneve të ulta është gjithashtu një tjetër bonus dhe përfitim për pensionistët gjatë vitit 2024 për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe do të jetë vlerë më e lartë se 5000 lekë të reja të çdo fund viti, ndryshe nga vitet e mëparshme. Më shumë sesa rritja e pensioneve, si një rritje e përhershme por që është ende në diskutime.
-Kur pritet të përfundohet?
Pritet të përfundojë brenda muajit shtator dhe nga 1 tetori besoj se do të jetë gati pjesa ligjore për të gjithë përfituesit dhe pjesën financiare besoj se do e marrin ditët në vijim, pas datës 1 Tetor.
-Përveç bonusit, kjo kategori që do iu rritet pensioni, do të marrin edhe bonus apo jo?
Bonusin e fund vitit por edhe bonus shtesë tjetër, ç’ka është theksuar nga ministria e Financave, thuhet se janë duke punuar për një tjetër bonus me vlerë më të madhe sesa vlera e bonuseve, 5000 lekë që marrin çdo fund vit.
-Kjo rritje, krahasuar me rritjen e çmimeve, do të jetë e përballueshme për pensionistët, do të përballojnë shpenzimet, a do t’i ndihmojë sado pak?
Për fat të keq, rritja e nivelit të përgjithshëm të çmimeve, nuk ka ecur paralelisht as me rritjen e pagave, pavarësisht se kanë pësuar një ndryshim të ndjeshëm duke shkuar paga mesatare 980 euro në administratën shtetërore por sa i takon pensionistëve, kjo ngelet ende një sfidë pasi çmimet dhe rritja e nivelit të përgjithshëm, janë të pa krahasuar me vlerën totale të përfitimit mujor të pensioneve. Kjo për shumë arsye pasi çmimet vijojnë të jetë të larta, ndryshe nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës e janë në vlerën e 2-3 viteve më parë e si e tillë nuk pritet të ndryshojë. Për shkaqe të ndryshme, për shkak të abuzimit apo të mungesës së një kontrolli të fortë mbi tregun e lirë.