MENU
klinika

Si ndahet pesha e tatimit mbi pagat?

Pagat në shtet ushtruan “presion” mbi sektorin privat

08.09.2024 - 13:54

Reforma e rritjes së pagave në administratë ka ushtruar presion pozitiv edhe në sektorin publik, duke “detyruar” kompanitë që të rishikojnë pagat e punonjësve të tyre. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se përgjatë periudhës 7-mujore, të hyrat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar në vlerën e 38.1 miliardë lekë me një rritje prej 5.1 miliardë lekë ose 15.3% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 2% më shumë se plani i 7-mujorit 2024. Por sa ka ndikuar zëri i pagave në këtë perfomancë? Referuar të dhënave të financave, të ardhurat nga tatimi mbi pagën nga sektori publik u realizuan me rritje +21.4%, në krahasim me 7-mujorin e vitit 2023, rritje e çka reflekton në mënyrë direkte rritjen e pagave të ndërmarrë në mesin e vitit të kaluar dhe përgjatë këtij viti, duke qenë se vendimi hyri në fuqi në muajin Korrik.

Ndërsa të ardhurat nga tatimi mbi pagën nga sektori privat u realizua me rritje +14.9%, në krahasim me 7-mujorin e vitit 2023, duke kontribuuar në këtë mënyrë në rritjen e të ardhurave nga ky tatim. Shifra tregon se pavarësisht rritjes më të ulët, sërish ndjehet një diferencë pozitive në raport me vitin e kaluar. Referuar aktit normativ të miratuar së fundmi për ndryshme në buxhetin e vitit 2024, pavarësisht nga ky trend pozitiv, tatimi mbi të ardhurat personale është parashikuar me ulje për të ardhurat biznesore, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit, i cili fuste në skemën e taksimit nga 1 janari i vitit 2024 shërbimet profesionale. Për këtë arsye, këto të ardhura të projektuara për muajt gusht-dhjetor 2024, rishikohen me ulje me -1.5 miliardë lekë më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!