MENU
klinika

E KRYER

Arlind Ajeti drejt Superligës turke

09.09.2024 - 18:53

Arlind Ajeti drejt transferimit në Superligën Turke. Këto janë raportimet e fundit që vijnë nga Rumania. Bëhet me dije se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka arritur akordin me skuadrën e Bodrumspor, ku së fundmi firmosi edhe Taulant Seferi.

Nga ky transferim klubi i Kluzhit, që disponon kartonin e Ajetit, pritet të përfitojë 300 mijë euro. Një hap i rëndësishëm ky në karrierë për 30-vjeçarin, i cili dëshiron të japë kontributin e tij edhe për disa vite me fanellën e Shqipërisë.

Pavarësisht se prej kohësh i dëmtuar, Ajeti arriti të jepte një kontribut të çmuar te skuadra e Kluzhit, duke u shndërruar në një lider.

Ai u transferua verën e kaluar si lojtar i lirë pas largimit nga Pordenone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN