Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 2025. Adriatik Lapaj nga Shqipëria bëhet, në një intervistë tha se ai dhe ekipi i tij do të ketë rezultat pozitiv në zgjedhje.
Lapaj theksoi se fitorja më e madhe e shqiptarëve në këto zgjedhje do të ishte çarja e sistemit. Ai tha se pret të votohet nga shqiptarët e ndershëm, që sipas tij, përbëjnë shumicën e popullsisë.
Adriatik Lapaj nga ‘Shqipëria bëhet’: Ne kemi një vit që kemi nisur fushatën. Po bëjmë takime në Tiranë, rrethe dhe në diasporë. Raporti ynë është me qytetarët, sepse ata mund të përmbysin qeverinë. Kjo konjekturë tregon dy anë të së njëjtës medalje. Këtu ka njerëz shumë të pasur, që ‘punojnë’ paratë e politikanëve. Drejtuesit e PS dhe të PD në qarqe përdorin krimin për të blerë vota. Këta janë kukulla të një sistemi, që drejtohet nga Rama. Edi Rama drejton një ekip gjarpërinjsh, që duan të pijnë gjakun e shqiptarëve.
Ne jemi këtu për të përfaqësuar shqiptarët e ndershëm. Edhe administrata duhet të na votojë. Kjo sepse ne flasim për parime, për punonjës që janë larg nga politika. Ne jemi për të ndërtuar një model ndryshe. Nëse prek zemrën e njerëzve, asgjë nuk të ndal pastaj. Do ta çajmë sistemin e bandave, që bëjnë sikur bëjnë sherre. Në zgjedhjet e 2025 kam besim të pafund. Do të kemi rezultat surprizë në zgjedhjet e 2025. Fitorja më e madhe e shqiptarëve në këto zgjedhje do të ishte çarja e sistemit.