MENU
klinika

Çfarë u diskutua

Mbyllet takimi në kryeministri me kryetarët e komisioneve parlamentare që PS drejton

11.09.2024 - 11:32

Në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 2025-ës, Edi Rama mblodhi në Kryeministri ditën e sotme drejtuesit e komisioneve parlamentare që drejtohen nga socialistët.

Takimi vjen në nisje të sesionit parlamentar dhe të takimeve të njëpasnjëshme që mazhoranca ka nisur.

Diskutimet janë fokusuar tek koordinimi i punëve në Parlament dhe qeveri në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Nga ana tjetër, drejtuesit e rinj politikë kanë filluar që tani punën në terren duke shkuar në zonat e tyre.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama do të jetë prezent në parlament nesër për të zhvilluar interpelancën e kërkuar nga PD për skandalin e mbetjeve.

Veç krerëve të kuvendit të pranishëm në takim ishin edhe Ministri i Financave Petrit Malaj, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, Adea Pirdeni Ministre për Administratën dhe Antikorrupsionin.