Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato shprehu optimizëm të matur në intervistën ekskluzive për televizionin kombëtar Klan News për pyetjen nëse Shqipëria në muajin Tetor do ta ketë të mundur nisjen e shqyrtimit të kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin në BE.
Silvio Gonzato: Mendoj se nëse palët do të jenë gati e shoh të mundur fillimin e shqyrtimit të kapitullit të parë të negociatave. Jam i sigurt se ju mund të bëni përpjekje në këtë drejtim. Jam i sigurt se kur bëhet fjalë për integrimin evropian, të gjithë këtu dëshirojnë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Besoj se do të ketë konsensus mes forcave politike për të kryer në kohë reformat e kërkuara.
Pyetje: Mendoni se mund të anëtarësohemi në vitin 2030?
Silvio Gonzato: Është mirë të kesh objektiva, të vendosësh afate për të siguruar që njerëzit të punojnë për të arritur këtë qëllim. Mendoj se kjo është edhe ideja e qeverisë, ndaj do t’i mbështesim ata në mënyrë që të arrijnë të zbatojnë reformat që kërkohen edhe në planin afatgjatë.
Deklaratat e ambasadorit Gonzato vijnë në një kohë kur në Bruksel dhe Tiranë thuhet se Greqia nuk do të vazhdojë me bllokadën ndaj vendit tonë për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në.