MENU
klinika

“Kemi rënë dakord me banorët”

Balluku tregon zgjidhjen për Thumanë-Kashar: Do ketë rrugë alternative derisa të…

12.09.2024 - 13:23

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi në Kuvend, teksa po mbahet interpelanca për aksin Thumanë-Kashar, se me banorët është takuar dhe kanë marrë zgjidhje.

Zëvendëskryeministrja tha se të ketë një rrugë alternative deri në përfundimin e mbikalimit në hyrje të Thumanës.

“Nuk e di se kush ishte prekur nga ju për takimet në orët e vona. Unë punoj gjatë gjithë ditës. e nis ditën herët dhe e mbyll vonë kështu që ora 6 pasdite apo 8 e darkës, për mua nuk është e vonë. Unë banorët e Thumanës i kam takuar, dëgjuar dhe dhënë zgjidhje.

Qeveria Rama ka veshë për të dëgjuar dhe sy për të parë, ka dëshirën më të madhe për të adresuar kërkesat e komuniteteve por duke kuptuar se interesi e një individi nuk mund të prevalojë interesat e komuniteteve, rajoneve apo gjithë vendit.

I kemi dhënë një zgjidhje provizore kërkesës së banorëve të Thumanës, ka rrugë alternative dhe ajo video që vure këtu për të dëgjuar duke kopjuar liderin tënd suprem, nuk i lëviz asnjë fjalë. Është parim që të gjitha rrugët me pagesë, duhet të kenë alternativë.

Dhe sot që flasim Thumana ka rrugë alternative, por është e gjatë dhe nuk është në gjendje të mirë. Rrugë alternative ka dhe nuk kam shkelur atë që kam thënë por nuk duan të përdorim atë rrugë të gjatë dhe kanë të drejtë.

Do të ketë rrugë më të shkurtër, do të rrugë të dedikuar që nis menjëherë. Jemi në fazën e firmosjes së kësaj kontrate. Kemi sqaruar se ata do të aksesojnë në mbikalimin e Gramzës, duke zgjidhur kështu deri ditën që do të kemi rrethrrotullimin dhe mbikalimin e plotë në hyrje të Thumanës dhe atëherë do të pushojë zgjidhja provizore. Me banorët kemi rënë dakord edhe me diçka tjetër, që në rast se ata do ta shikojnë të arsyeshme, mund të konsiderojmë që edhe mbikalimin e Gramzës ta kthejmë në një nyje permanente. “, tha Balluku.