Enada Hoxha dhe Gerd Vaso i ka dhënë fund martesës së tyre disavjeçare? Çifti i famshëm, prindër të një djali, kanë nxitur dyshimet se marrëdhënia e tyre ka përfunduar.
Aludimet për ndarjen e çiftit të balerinëve kanë nisur pasi dyshja prej kohësh nuk postojnë më imazhe krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Enada Hoxha mban ende emrin e përbashkët në llogarinë e saj të Instagramit, “Enada Gerd Vaso”.
Një tjetër detaj që ka rënë në sy është fakti se, ndonëse balerina nuk ka fshirë postimet e vjetra me Gerdin, i fundit daton në dhjetor 2023 ku ka publikuar një video nga performanca e tyre në skenë, ajo nuk ka ndarë asnjë foto të re me partnerin e saj.
Ndërsa Gerdi ka hapur një llogari të re personale, ku nuk ka asnjë foto me Enadën, si edhe nuk e ndjek në rrjetin social.
Megjithatë, çifti i balerinëve nuk kanë reaguar publikisht në lidhje me thashethemet që po qarkullojnë rreth martesës së tyre, duke e lënë gjithçka një spekulim.
Kujtojmë që lidhja e tyre shumë vjeçare e dashurisë, e cila nisi në bankat e shkollës, u kurorëzua me martesë dhe fryt i marrëdhënies është djali i tyre Roan, i cili tani është 16-vjeç. Çifti, përveçse partnerë në jetë, kanë ndarë edhe skenën së bashku.
Gjatë një interviste pak vitë parë, balerina e famshme u shpreh se, ajo dhe Gerdi nuk do të ndaheshin kurrë, duke iu drejtuar “gojëve të liga”: Ëndërroni!
Enada deklaroi se do të jetë gjithmonë në krahët e Gerdit dhe se “të dy jemi rritur tashmë në skenë dhe në jetë bashkë”.
“Jo, nuk e di pse mërziten kaq shumë disa kur ne vazhdojmë dhe punojmë akoma. Le të mendojnë, le të ëndërrojnë ndryshe. Unë e kam thënë dhe vazhdoj, sa të jem në skenë do jem në krahët e Gerfit, ne të dy jemi rritur tashmë në skenë dhe në jetë bashkë. Mendoj se ne e shohim gjithmonë njëri-tjetrin bashkë, nëse do vijnë oferta pune për mua që të kërcej me dikë tjetër apo për Gerdin, mirë se të vijnë. E rëndësishme është që të jenë profesionale, të mira dhe s’jemi kundra”, u shpreh balerina.