MENU
klinika

‘Turistët’, shtëpi në Tiranë e bregdet

Pronat e patundshme “rrëmbejnë” 25% të investimeve të huaja!

12.09.2024 - 17:18

Vetëm prona, jo vetëm për të jetuar, por për pushime e kryesisht për biznes. Pasuritë e paluajtshme po forcojnë pozitat vit pas viti, duke rrëmbyer vlerën më të madhe të investimeve të huaja.

Në tremujorin e dytë të vitit prill-maj-qershor, 25% e investimeve të huaja ka shkuar për pasuri të paluajtshme. Në këtë tremujor thotë banka e Shqipërisë të huajit investuan në Shqipëri 395 milionë euro, ku afro 98 milionë euro u hodhën në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Gjatë tremujorit të dytë 2024, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në pasuri të paluajtshme (në masën 25%), sektorin e ndërmjetësimit financiar (në masën 14%), e hidrokarbureve (në masën 13%), e energjetikes (në masën 13%), si dhe komunikacionit (në masën 4%)”, thotë Banka e Shqipërisë.

Ekspertët e tregut thonë se tregu i pronave është tërheqës për të huajt, pasi ofron çmime të lira për nivelin ekonomik që ata kanë. Madje ata po blejnë edhe për t’i rishitur më pas. Shifrat zyrtare tregojnë se rreth 27% e banesave të shitura në gjashtëmujorin e parë të vitit janë raportuar të blera nga shtetas të huaj, kryesisht në zonat rreth qendrës së Tiranës dhe në bregdet.

Investimet e huaja direkte nga janari në qershor të këtij viti arritën në 749 milionë euro nga 686 milionë euro që ishte vlera në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Holanda, Italia dhe Turqia janë shtetet që kryesojnë listën për vlerën e investimeve të huaja në Shqipëri.

INVESTIMET E HUAJA DIREKTE
Janar-Qershor 2023 686 mln euro
Janar-Qershor 2024 749 mln euro
Rritja +63 mln euro

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!