MENU
klinika

E dashura e Genc Prevukaj

Eni Koçi e gatshme të martohet, por…

07.01.2019 - 21:31

Pasi bën publike lidhjen e tyre, disa portale shkruan se këngëtarja Eni Koçi dhe partneri i saj Genc Prevukaj do të organizojnë një dasmë të madhe gjatë këtij viti që sapo nisi.

Por këngëtarja duket se nuk ka duruar shumë dhe i ka hedhur poshtë këto shkrime. Me anë të një statusi në Instagram, ajo shkruan se të gjitha janë trillime dhe se nuk e kanë në planë për një ceremoni.

Por edhe pse thotë se ceremoni të tillë nuk i pëlqejnë asnjërit, shkruan se nëse dikush do të ja organizonte, atëherë ishin të gatshëm të martoheshin.

“Te Zotet e punës nuk dinë gjë. Ju po na e organizuar vijmë ne. Por ceremonitë nuk i kemi me shumë qef”, ka shkruar Eni.