MENU
klinika

Sekuestrohen mijëra euro e dollarë

Tensionet me Serbi/ Policia e Kosovës bastis degën e Thesarit të Serbisë

13.09.2024 - 09:57

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas bastisjeve që ka kryer në një bankë dhe në degën e Thesarit të Serbisë në Leposaviç janë sekuestruar miliona dinarë e dhjetëra mijëra dollarë e euro.

“Lidhur me rastin, më 12.09.2024 njësitet policore kanë kryer kontroll në dy lokacione, nën dyshimin se institucionet financiare kanë kryer veprat e cekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar; 5,772 313.00- dinarë serbë, 57,626.00-dollarë amerikanë, 10,835.00-euro, 2,790.00 franga zvicerane, dy shtëpiza kompjuteri dhe dy DVR të kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në rastin që është cilësuar si pastrim i parasë dhe keqpërdorim i autorizimeve ekonomike po ashtu thuhet se janë sekuestruar edhe disa vula dhe dokumente të ndryshme që theksohet se dëshmojnë operimin e kundërligjshëm të këtyre institucioneve.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë kryer në konsultim e koordinim me prokurorin e shtetit”, thuhet në raport.

"Arbitra që sillen në stadium pa bilbil"

Kurti me “rezerva” për Borrell e Lajçak

Kush po e bllokon anëtarësimin e Kosovës

A u ndikua Macron nga marrëveshja për armët me Serbinë?

Kush do ta zëvendësojë gjeneralin turk

Serbia “fërkon duart”, italianët në krye të KFOR

Beogradi, gjen një aleat të ri në Evropë!

Miku i Vuçiçit merr kreun e diplomacisë franceze