MENU
klinika

Vangjeli: Burg i mentalitetit stalinist!

“Pse Berisha nuk duhej të qëndronte në arrest shtëpie”

13.09.2024 - 10:47

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se vendimi ndaj ish-kryeministrit Berisha që ai të qëndronte në arrest shtëpie deri në komunikimin e akuzës ishte i padrejtë, duke e krahasuar me një burg të mentalitetit “stalinist”.

Në fjalën e tij Vangjeli tha se do duhej që të ndahej qëndrimi politik i Parlamentit, nga qëndrimi juridik i SPAK, lidhur me gjithë periudhën ku kreu i Partisë Demokratike ka qendruar në arrest shtëpie.

“Ka një moment keqkuptimi të madh sepse ka dy përplasje, gjykimin juridik dhe gjykimin politik. Element të njëri transportohen tek tjetri dhe anasjelltas, e dilet në konkluzione të gabuara.

Duke filluar nga e para, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk është e vërtetë si aksiomë,sepse Kushtetuta për shkak të funksioneve të veçanta, për shkak të qenurit i zgjedhur i jep një mbrojtje të posaçme përpara ligjit.

Pra zoti Berisha nuk mund të trajtohej në një mënyrë të tillë. Ne vazhdojmë ende me mentalitetin stalinist. Çfarë shërbeu që ai qëndroi 250 ditë, derisa dje ju komunikua akuza,” -tha Vangjeli.

Sipas tij, Berisha u pengua në procesin e tij politik dhe nuk do të duhej të kishte një masë sigurie, e vetë Parlamenti do duhej që ti jepte lirinë derisa të përfundonin hetimet.

"Njeri me vlera të jashtëzakonshme morale dhe politike"

Presidenti Begaj homazhe në nder të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani

Policë, gjyqtarë, prokurorë dhe ekspertë në skaner

Masakra në ish-bllok/ SPAK hap kodet e Vis Martinaj dhe Ervin Matës

Berishës i refuzohet leja për të marrë pjesë

Lamtumirë Gerti Bogdani! Zhvillohen në Kuvend homazhe në nderim të tij

“Të shikojmë nëse yjet do jenë të linjëzuar“

Shqipëria drejt BE-së? Rama tregon dy sfidat

“Së shpejti krijojmë Komitetin e Përbashkët Konsultativ“

Rama në Bruksel: Do të bëjmë gjithçka për të përshpejtuar anëtarësimin!