MENU
klinika

“Balla dorëzoi padinë, u kujdes të mos ishte VKM-ja“

Artan Hoxha shpjegon kronologjinë e padisë ndaj Berishës

13.09.2024 - 10:49

Artan Hoxha shpjegoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, kronologjinë e akuzës ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij, Malltezi për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Hoxha tha se emrat e tyre u futën në dosje tre vite pasi Taulant Balla dorëzoi dosjen në SPAK.

“Dosja 287 nisi me një denoncim të Taulant Ballës, në vitin 2020 dhe e mori kryetari i SPAK, Arben Kraja. Balla ishte kujdesur që të mos merrej me VKM si procedurë, por për presionet, që kryeministri kishte ndërhyrë dhe bërë presion te organet e varësisë. Për gati 4 vjet çështja ka qëndruar aty.

Deri në tetor 2023 çështja nuk ka patur emra, por në 3-4 tetor regjistrohet emri i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit. Në 17 tetor dosja i shkon Prokurorisë Speciale. Gjykata vendos që atyte t’u merreshin pasaportat dhe u arrestua Malltezi në një ambient publik më 21 tetor. Më 22 tetor, masat e sigurisë ishin në arrest në burg. Berisha më 30 tetor shkoi në arrest shtëpie se për moshën nuk lejohet.

Dalin akuzat. Fatmir Bektashi i vihet akuza për korrupsion aktiv, Berisha për korrupsion pasiv dhe pastrim parash dhe Xhim Begeja vetë pastrim parash.

Bëhet fjalë për 26 mijë metra katrorë, 22 mijë janë të pronarëve dhe 4 mijë janë shtetërore. Ndërtuesi ka mbajtur 40 për qind. Te “Home Plan”, thotë SPAK, Malltezi, me ndihmën e Berishës, ndikoi te 4 mijë metrash dhe doli aksioner i madh.

Te hetimi pasuror janë hetuar financimi i një pagese për një koncert në Tiranë dhe është hetuar edhe Kuvendi në stadium.

Berisha do të vazhdojë me këtë masë sigurie dhe do ta ndjekë me këtë masë”- tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk njohu vendimin e gjykatës, vuri në dyshim fuqinë…!"

Berisha drejt burgut, Artan Hoxha: SPAK s’kishte rrugë tjetër!

“Ju tregoj detajet nga dosja që do të…“

Artan Hoxha: SPAK po përgatit arrestime ‘VIP’