MENU
klinika

Paralajmërimet e Vuçiç për Kosovën

Çfarë po përgatit presidenti serb? “Veriu në rrezik”

13.09.2024 - 11:44

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se gjatë ditës së sotme pritet që Vuçiç të bëjë dy paralajmërime për Kosovën.

Sipas tij Vuçiç do të thotë sot se d të vendosë në dispozicion të gjitha mjetet për të garantuar siguri dhe të drejta për qytetarët serbë.

“Kemi dy kërcënime, nga Moska zyrtare Lavrov tha se do të bëjnë spastrim etnik në Kosovë, e të njëjtën deklaratë e bëri edhe zëdhënësja e Kremlinit zyrtar. Në këtë rast, Lavrov tha se ka një spastrim etnik pa luftë. Këto paralajmërime ishin para takimit që Vuçiç ka me mediat. Në këtë konferencë ne kemi informacione që mund të vijnë dy paralajmërime.

Një nga paralajmërimet është se Serbia do të përgatisë një vendqëndrim të Serbëve të cilët janë duke u përndjekur nga Kosova dhe paralajmërimi i dytë është se Serbia do të vendos në dispozicion të gjitha mjetet e saj për të garantuar siguri dhe të drejta për qytetarët serbë, që i bie se do të ketë një lloj paralajmërimi se do të shkëpusë veriun nga Kosova, përkatësisht 4 komunat me shumicë serbe”,-tha Bedri Elezi.

Çfarë tregojnë lëvizjet e dëshpëruara të presidentit

Vuçiç “tregon muskujt”, nxjerr ushtrinë në rrugë

Ish-drejtori i SHISH zbulon skenarin e Putin

Pse Rusisë i intereson Ballkani?

“BE dhe SHBA nuk mund të jenë ndërmjetësues…”

Rusia mbështet planin me 7 pika të Vuçiç për Kosovën