Prej më shumë se një orë ka nisur “retreat-i” i grupit parlamentar të PS në zonën e Labinotit në Elbasan.
Në pjesën e parë kanë patur fjalën, kryetari i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Fokusi i drejtuesve kryesor te Kuvendit ka qenë për më shumë angazhim të deputetëve dhe debat cilësor në parlament në muajt që kanë mbetur përpara se të nisë fushata për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Më pas fjalën e ka patur kryenegociatorja Majlinda Dhuka e cila ka bërë një përmbledhje të procesit te integrimit, mundësitë e financimit të projekteve nga BE, plani i rritjes dhe thellimi i reformave.
Më pas mbledhjes pritet t’i bashkohet dhe kryeministri Rama.