Meqë në laptopin tim kam të gjitha rezultatet e hollësishme të çdo qendre votimi nga viti 2001 deri më sot, kam mundësinë të analizoj ecurinë elektrorale ndër vite të dy partive kryesore dhe partive satelite të tyre. Nga një analizë e tillë (shihni grafikun shoqërues), më rezulton se PS-ja dhe partitë satelite të saj (PSD, PDS, etj. etj.) e kapën kuotën më të lartë elektorale në vitin 2001, me 52.5% të votave proporcionale në rang kombëtar. Ndërsa PD-ja dhe partitë e saj satelite (PR, PDK, etj. etj.) e kapën kuotën më të lartë elektorale më 2009, me 46.9% të votave proporcionale në rang kombëtar. (SHËNIM: LSI-ja nuk është përfshirë në këtë analizë, pasi ka lëvizur ndër vite majtas-djathtas.)
Përveç 2005-së, kur PS-ja pësoi një goditje të fortë nga përçarja brenda saj, ajo dhe partitë e veta satelite kanë regjistruar një kurbë të vazhdueshme ngjitëse, duke arritur në 51% më 2021 (PS+PSD). Ndërsa PD-ja dhe partitë e veta satelite kanë pësuar luhatje të forta, duke regjistruar kuotën më të ulët më 2017, me 29%.
Nga një sondazh që zhillova në fillim të këtij shtatori, duket se PS+PSD mbeten pak a shumë në përqindjen e viti 2021, ndërsa PD+parti satelite kanë zbritur afër asaj të 2017-ës…