Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë që vajza e tij, Argita Berisha të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Në një konferencë për mediat nga arresti shtëpiak, Berisha u shpreh se nuk e di nëse Argita Malltezi e ka këtë ambicie, por theksoi se nëse ajo dëshiron primaret janë të hapur.
“Do jeni në listë të hapur apo të mbyllur dhe a do të kandidojë Argita Malltezi?”, u pyet Berisha në video-konferencë.
“Të them të vërtetën në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion. Sa i përket Argita Malltezi, atë nuk e vendos unë, por vetë ajo, nëse dëshiron primaret janë të hapura. Por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie apo jo”, tha ai.