MENU
klinika

Gjokutaj: Do preken dhe kategori si minatorët dhe metalurgët

Skema e re e pensioneve/ Çoçoli: Rritja kryesore do jetë në fshat!

14.09.2024 - 15:24

Nga 1 tetori do të ketë rritje të pensioneve, ndërsa ende nuk është vendosur se sa do të jetë indeksimi i tyre. Kjo ka qenë nisma e propozuar nga kryeministri Rama për pagat në përgjithësi, me propozimin se kush merr më pak pension do të indeksohet më shumë. Fondi për indeksimin e pensioneve do të jetë 4 miliardë e 137 milionë lekë.

Më shumë sqaruan ekspertët e ekonomisë, Fatos Çoçoli dhe Eduart Gjokutaj në Studio Live për moderatorin Arbër Hitaj. Çoçoli sqaroi se fillimisht rritja do të jetë për pensionistët e zonave rurale.

‘Do të ketë rritje. Skema e mëparshme e bazuar në skemën e para vitet 2014 kishte problematikat e veta. Rritjet kryesore do jenë në radhë të parë për pensionet rurale, pensionet në fshat. Qindra mijëra pensionistë në fshat që kanë një pagesë minimal, 100 mijë lekë të vjetra deri në 170 mijë lekë të vjetra. Këto di kenë një rritje të ndjeshme, ende shifrat nuk janë përcaktuar. Flitet për 25-30%. Është një reformë shumë e thellë.’

Më tej Çoçoli shpjegoi se si do të jetë rritja e pensionit për ata që dikur punonin në Kooperativat bujqësore.

‘Ata që kanë qenë kooperativë por që ende nuk kanë siguruar vërtetimet që këto të përkthehen në kontribute, marrin për momentin pensionin social që është shumë i ulët, mund të jetë 70 mijë lek. Ata do ti rriten të paktën 25-30%. Nuk do bëhet menjëherë. Bëhet fjalë për 150 mijë sikur 30% të 90 mijë lekshit, i thonë 30 euro për secilin, 4.5 milion euro në muaj vetëm për këtë kategori, 40 milion euro në vit. Do të filloj në momentin që kur do jetë gati formula.’

Eksperti tjetër Eduart Gjokutaj vijoi më tej argumentimin se problem mund të përbëjnë edhe ata që kanë punuar më parë në Shqipëri por vijuan jetën jashtë, ndërsa tha se pensionet janë më të larta për ata që kanë dalë në pension në 2015 se sa për ata që kanë qenë më parë në pension.

‘Një pjesë nuk plotësojnë kriterin, dhe marrin pension social. Aq vite sa kanë bërë në kooperativë, nga ana tjetër është emigracioni. U është bërë thirrje të financojnë në pensionet vullnetare për të plotësuar vitet e punës. Ato vite që u janë regjistruar në vende ku janë bashkohen me vitet këtu. Në total janë 1.3 miliard euro në vit. Ku nga këto rreth 300 milion euro financohen nga taksat. Pjesa tjetër mblidhen nga kontributet e ndryshme. Kjo shifër nuk është statike, rritet pasi rritet numri i pensionistëve. Këta që dalin nuk dalin me pensionet e dikurshme, ata që dalin në pension pas 2015 marrin pension më të lartë se ata para 2015.’

Ndërkohë ka një kategori të posaçme në këtë skemë të rritjes së pensioneve për ata që kanë punuar në miniera apo në metalurgji.

‘Nga ana tjetër janë pensionet e posaçme, të cilat edhe ato prekin kategori të caktuara, si dhe pensionet profesionale të cilat prekin minatorët, metalurgët ata që kanë punuar në sektorin e naftës, të cilët morën statusin dhe morën edhe një pension të caktuar, i cili i vlerëson ndryshe apo diçka më shumë seç është një pension mesatar. Këta së bashku shteti detyrohet ti paguajë me skemën e pensionit publik.’

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti 'zbardh' skemën e re që do përdoret

Çfarë do ndodhë më 1 tetor me pensionet


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!