MENU
klinika

Protestat

Shkodër/ Studentët kërkojnë shtyrjen e datave të provimeve

08.01.2019 - 10:53

Studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë vijuar sot protestën tek godina e fakultetit të juridikut.

Pjesa më e madhe e tyre braktisën mësimin në mbështetje të studentëve protestues në Tiranë.

Gjithashtu studentët përpiluan një peticion drejtuar rektorit Adem Bekteshi ku kërkohet shtyrja e datës së riprovimeve pasi është e papërshtatshme për shkak të protestave.

Në një pjesë të klasave u zhvillua mësim, ndërsa pjesa tjetër zgjodhi ta bojkotojë atë.