Gjermania rinisi këtë të hënë kontrollet në kufijtë e vet, përfshirë Francën Sipas Reuters, qeveria në Berlin mënon se kjo masë është e domosdoshme për të frenuar emigracionin e paligjshëm dhe për të luftuar ekstremizmin islamik.
Në listën e pikave kufitare me kontroll është shtuar edhe ajo në Kehl me Francën, ku efektivët e Policisë Kufitare janë parë duke ndaluar makinat. “Kontrollet kryhen tek mjetet ku dyshohet të ketë emigrantë të paligjshëm”, tha për Reuters Dieter Hutt, zëdhënësi i Policisë Federale Gjermane. “Por duam të shqetësojmë sa më pak të tjerët”. Sipas Hutt, 15 sirianë u kapën të hënën teksa po përpiqeshin të kalonin me tren nga Strasburgu për në Kehl.
Kontrollet brenda zonës Shengen, që normalisht është zonë e lëvizjes së lirë të njerëzve, do të zgjasin gjashtë muaj. Vendimi është kritikuar nga shumë shtete anëtare të BE-së.
Kryeministri polak, Donald Tusk e quajti të papranueshëm, nga pikëpamja polake. Ndërsa kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se kontrollet do të dëmtonin një prej arritjeve më të mëdha të BE-së.