20 piktorë nga shtete të ndryshme ekspozuan krijimet e tyre në Pogradec duke i dhënë më shumë ngjyra vjeshtës.
Kuratori i ekspozitës, Saimir Ahmeti shprehet se me interes shihet kryqëzimi i vlerave të përbashkëta profesionale pavarësisht se nga cili shtet vijnë.
“Vështirë ka qenë starti, kurse tani është e lehtë, sepse nga Pogradeci është krijuar një rrjet shumë i madh artistësh, të cilët në çdo moment janë gati të vijnë këtu. Shumë nga artistët shqiptarë dhe të huaj këtu krijojnë produktin e tyre më cilësorë.”
Dhe pogradeci ka surprizuar jo pak piktorët .
“Vij nga Koreja, është hera ime e parë në Pogradec
Unë vendosa të pikturoj në një mënyrë të veçantë me fokus shqiponjën sepse e pashë që ju e keni simbol kombëtar”
“Unë vij nga Lituania, emri im në lituanisht do të thotë lule e vendosa të pikturoj lule të ndezura rreth me zjarr e me pasion. Pashe gjallëri në Pogradec dhe vendosa ta mishëroj në pikturë”
“Vij nga Serbia, është hera ime në Shqipëri. U ndjeva shumë mirë, mikpritje fantastike e aq më tepër me kolegët nga bota të cilët bashkëpunuan dhe krijuan ura bashkëpunimi. E vlerësoj shumë që më pritet mirë”
“Vij nga Anglia, kam lindur në Irak, kam disa vite që kam ardhur në Pogradec, çdoherë kur vij ka diçka të re për t’u parë e për t’u pikturuar. Vendosa që në pikturat e mia të mbizotërojë ngjyra e zezë, sepse ka ardhur momenti që drita të shfaqet me tepër e drita shfaqet kur ka shumë errësirë “
Ky është edicioni I 15 I organizuar pranë liqenit. Ndërsa morën pjesë piktorë nga Polonia, Lituania, Anglia, Iraku, Koreja e Jugut, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi./tema