MENU
klinika

Agjenda

Rama takim “urgjent” me kryebashkiakët socialist në Tiranë

16.09.2024 - 18:22

Partia Socialiste në fushatën elektorale 2025 do të përfshi edhe të gjithë kryetarët e bashkive të zgjedhur nën logon e kësaj force politike.

Gazetari Muhamed Veliu ka mësuar se pasdrekën e të Martës në Tiranë, do zhvillohet një takim i thirrur nga kryesocialisti Rama me 15 drejtuesit politik të qarqeve dhe kryetarët e bashkive.

Ky takim do të jetë tërësisht organizativ e porosidhës prej Ramës në të bashkërenduarin e punëve mes drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve.