08.01.2019 - 11:18
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nuk ka humbur kohë dhe pak pas marrjes së presidencës së BE-së nga qeveria rumune ka nisur negociatat me këtë të fundit sa i takon çeljes së negociatave.
Kryeparlamentari i ka dërguar një letër Presidentit të Dhomës Dragnea dhe të Senatit Tariceanu.
“Shqipëria beson fort te suksesi i Presidencës rumune. Europa e zgjeruar, Europë më e fortë dhe konvergjente”, shkruan Ruçi në letrën e tij.
Kujtojmë se qeveria shqiptare ka folur shpesh herë se si opsion për çeljen e negociatave me BE është qershori i 2019-ës.