MENU
klinika

“S’më dridhet qerpiku mua”

Paralajmëron Malltezi: Prokurorët do të më paguajnë çdo dëm…

17.09.2024 - 11:53

Juristja Argita Malltezi ka deklaruar se nuk i dridhet qerpiku nga sekuestroja e pasurive të vendosura nga SPAK. Vajza e kreut të PD-së tha në emisionin e Erla Mëhillit se prokurorët do të paguajnë çdo dëm ekonomik që kanë shkaktuar dhe do t’i kthehen të gjitha. Malltezi theksoi se problemi nuk qëndron tek pronat e saj por tek diktati që kërkohët të vendoset mbi opozitën, duke e intimiduar atë që ta detyrojnë që të pranojë zgjedhjet që i përcakton tjetërkush.

“Ky është një hetim për të intimiduar opozitën në mënyrë që ta detyrojnë që të pranojë zgjedhjet që i përcakton tjetërkush. Por unë një gjë do të them. Ai njeri që e di veten të aftë për të fituar nu ki dridhet qerpiku për pronat që sekuestrohen apo që përfliten e gjëra të tilla.

Smë bën asnjë impact mua sekuestro ato të gjitha do të kthehen dhe të gjithë do të paguajnë për atë dëm ekonomik që kanë gjeneruar Do paguajnë në bazë të ligjeve të shtetit. Problemi nuk janë pronat e mia, por diktati që duan të vendosin mbi opozitën”, ka deklaruar Argita Malltezi.