MENU
klinika

SPAK i sekuestroi sot telefonin

Kush është drejtori i policisë që u mor në pyetje për grupin ‘Çopja’

17.09.2024 - 12:02

Sigurohet emri i drejtuesit të policisë, të cilit i është marrë telefoni nga SPAK, pas hetimeve të nisura për dekonspirimin e operacionit ndaj bandës kriminale të trafikut të kokainës që drejtohet nga Franc dhe Hajdar Çopja.

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e drejtuesit të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

Proda është në listën e aplikantëve që ka kandiduar së fundmi për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu në sitë janë vendosur dhe 10 agjentë të policisë dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit që kanë qenë në terren për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Në pyetje mësohet se janë marrë dhe dy drejtues të tjerë policie të cilët kanë pasur dijeni për operacionin.

Lidhur me bindjen që ka organi i procedurës penale, është duke kryer verifikime në një sërë aparatesh celulare të personave të mësipërm, komunikime apo takime të mundshme kompromentuese. Nga 33 urdhër arreste të miratuara nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, u ekzekutuan vetëm 13, dy prej tyre të arrestuar më herët për vepra të tjera penale. Për disa prej këtyre shtetasve që sot janë në arrati, kishte të dhëna që ndodhen në Shqipëri, por me dyshimet se janl informuar nuk është arritur të kapen.

Një hetim i nisur prej vitit 2022 ndaj vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja nga Elbasani, iniciuar dhe nga dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Erion Alibej e Nuredin Dumani, ka çuar SPAK në zbardhjen e disa vrasjeve, atentateve e grabitje.

Franc e Hajdar Çopja dyshohet të jenë krerët e grupit kriminal që fshihet pas vrasjeve si pasojë e përplasjeve mes grupeve, me qëllim sundimin e trafikut të kokainës në Europë. E konkretisht bëhet fjalë për përplasjen mes grupit Çopja dhe Alibej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dekonspirimi i operacionit për Çopjat

SPAK sekuestron telefonin e drejtorit të Elbasanit!