Krijimi i Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm, kështu shprehet kreu i komisionit parlamentar të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun.
Sipas tij, kjo do të ndodhë në një formë ose në një tjetër.
“Ky është një vlerësim realist gjeopolitik, në interes të vendeve perëndimore, që nuk e kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, thotë ligjvënësi serb nga radhët e partisë qeverisëse, SNS.
Drecun deklaroi se çdo gjë që ndërmerr Shqipëria, bëhet për të marrë territorin e Serbisë, teksa e cilësoi krijimin e Shqipërisë së Madhe një akt jocivil dhe destabilizues.
Ligjvënësi serb gjithashtu thotë se Serbia duhet të mbështetet te Rusia, kur bëhet fjalë për trajtimin e çështjes së Kosovës.