MENU
klinika

Kreu i KQZ tenton të justifikojë punën e tij

Hetimet e SPAK për 2 tenderat 21 mln dollarë alarmojnë Celibashin

18.09.2024 - 11:02

Hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për dy tenderët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me vlerë totale prej 21 milion dollarësh, duket se kanë shkaktuar një alarm të madh në radhët e drejtuesve të institucionit zgjedhor. Tenderët, që përfshijnë pajisjet për identifikimin biometrik dhe votimin elektronik, kanë ngjallur shqetësime për transparencën dhe legjitimitetin e procesit. Për këtë arsye kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka reaguar dje ndaj hetimeve duke përpjekur të justifikojë veprimtarinë e tij dhe ka sfiduar prokurorët specialë, duke theksuar se procedurat janë të ligjshme dhe në përputhje me rregullat.

“Personalisht kam 0 shqetësim si për veten time, por edhe për këdo tjetër nga KQZ të angazhuar në këtë proces. Mendoj se nuk do të kishte dobi çfarëdo që të them unë, pasi në fund është dikush tjetër që jep vlerësimet edhe për këtë rast. Procesi ka të gjithë legjitimitetin në çdo pikëpamje”, deklaroi dje për mediat Celibashi.

S’ka më kohë për votim elektronik në 6 qarqe, shanset deri në 3

Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur partitë politike që të gjejnë dakordësi për të përdorur pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik, të cilat janë blerë miliona euro, e nëse do të kenë konsensus ta zgjerojnë edhe më tej këtë proces. “E pamundur në 6 qarqe, nuk ka më kohë. Votimi elektronik mund të bëhet vetëm në 1,2 ose 3 qarqe”, nënvizoi Celibashi. Një nga detyrat më të vështira të KQZ-së, ku sërish partitë janë ato që do të tregojnë nëse do ta bëjnë apo do ta bllokojnë, është vota e emigrantëve. Dokumenti i parë që po hartohet, është ai për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Mënyra e regjistrimit të votuesve, si dhe transportimi i votës, do të miratohet nga Komisioni Rregullator e këtu duhet edhe vota e një përfaqësuesi të opozitës, duke e bërë konsensusin të domosdoshëm.

Hetimet dhe për çfarë tenderësh bëhet fjalë?

Ndërkaq kujtojmë se prej gushtit të këtij viti, SPAK po heton dy tenderë të KQZ, të cilat i ka fituar kompania Smartmatic për identifikimin dhe votimin elektronik. Tenderët për pajisjet e identifikimit biometrik dhe votimit e numërimit elektronik kapin vlerën e 21 milion dollarëve. Tenderi me numër reference REF-83073-12-23-2020, pra tenderi për blerjen e pajisjeve për identifikimin e votuesve, është praktikisht më i rëndësishmi dhe me një fond shumë të madh. Tenderi është hapur më 24 dhjetor 2020 dhe procedura e shpalljes ka qenë me negocim. Më 18 janar 2021 është bërë publikimi. KQZ e ka shpallur tenderin me fond limit: 2,112,304,484 lekë të reja pa TVSH.

Ai u fitua nga kompania “Smartmatic International Holding B.V”. me seli në Holandë. Ajo që bie në sy është se vlera fituese e kompanisë me bazë në Holandë është 2,016,354,628 lekë të reja pa TVSH. Pra shumë pranë fondit limit. Kjo ishte kompania e vetme në garë, pasi 5 të tjerat u tërhoqën. Tenderi i dytë ka të bëjë me blerjen e pajisjeve elektronike të votimit, për eksperimentimin e votimi elektronik në zgjedhjet e 2021, në 32 qendrat e votimit të njësisë administrative numër 10 në Tiranë. Fondi limit ishte 109.999.500, ndërsa kompania fituese ka ofruar 99.424.460 lekë. Pra sërish shumë pranë fondit limit. Janë mbi 21 mln euro të shpenzuara dhe kjo ka ngritur dyshime te SPAK se kemi të bëjmë me një skemë abuzive. Nëse konfirmohen shkeljet, Ilirjan Celibashi e ka punën pisk.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme