MENU
klinika

Detajet e ngjarjes tragjike

I dashuri afgan i Anxhelinës: I propozova për martesë, më kërcënuan, por ajo vajzë kishte…

08.01.2019 - 11:58

I dashuri afgan i Anxhelina Petros, që u vra nga i ati i saj, ka zbuluar një detaj prekës për ta.

Për televizionin “Skai”, ai ka treguar se një javë para vrasjes së saj ai i kishte propozuar për martesë, por fati i saj i keq iu preu ëndrrat në mes.

Gjithashtu djali ka treguar se e dashura e tij ishte dhunuar edhe më parë, madje edhe prej xhaxhai të saj, e shkak ishte bërë mospranimi i lidhjes së tyre.

“Isha si burri i saj. I kisha propozuar për martesë një javë para krimit. Fatkeqësisht nuk mundëm. Një herë e qëlloi edhe xhaxhai në shtëpinë e babait të saj. Më kërcënuan edhe mua që të ndaheshim, por dashuria jonë ishte e madhe. Ajo vajzë kishte përballuar një tirani të madhe”, u shpreh ai.

Anxhelina Petro u godit disa herë për vdekje me shufër hekuri mbrëmjen e 2 Janarit nga babai i saj Aleko Petro, pasi 52-vjeçari Aleko Petro, ishte kundër lidhjes së saj me djalin afgan, me të cilin kishte mnë shumë se 10 vite bashkë.

Aleko Petro ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se është penduar për atë që ka bërë, madje duke kërkuar që dënimi i tij të jetë varja në një shesh publik si shembull për të tjerët.