18.09.2024 - 12:29
Më 18 shtator 1958, në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë u dha premiera e operas “Berberi i Seviljas”, e kompozitorit italian Xhoakino Rosini.
Dirigjent: Mustafa Krantja. Regjisor: M. G. Gevorkian. Skenograf: Shadan Toptani. Mjeshtër Kori: Vangjo Nova. Konti Almaviva: Maliq Herri, Zihni Berati; Don Bartolo: Haxhi Tafaj, Hysen Pelinku; Rosina: Andromaqi Haderi, Nina Mula, Hamide Stringa; Figaro: Avni Mula; Don Basilio: Lukë Kaçaj, Mentor Xhemali; Fiorelo: Koço Timko, Shaban Kapllani; Berta: Shpresa Nishani, Dhimitra Keta; Oficeri: Lefter Besho, Fuat Merko, Gaqo Zdruli; Noteri: Shaban Kapllani, Muhamet Tomorica. Dekoret punuar nga: Hasan Reçi.