MENU
klinika

“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta“

Rama shpreh ngushëllimet për Bogdanin

18.09.2024 - 14:49

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama i shpreh ngushëllimet e tij bashkëshortes dhe familjes se ish-deputetit.

Kryeministri ka shprehur keqardhjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gerti Bogdanit.

“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama në “Facebook”.