MENU
klinika

Çfarë po paralajmëron Vuçiç?

Presidenti serb: Do të kemi shumë probleme në Kosovë!

18.09.2024 - 20:45

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha sonte se takimi i nesërm në Bruksel, ku po udhëton me ftesë të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jetë i rëndësishëm.

“Do të ketë një takim shumë të rëndësishëm kryesisht për ritmet e rritjes dhe tregun. Sigurisht që do të diskutohen edhe disa probleme, si dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian. Besoj se do të jetë një bisedë e drejtë, e cila varet shumë nga Prishtina, por edhe nga Sarajeva”, tha ai.

Vuçiç foli edhe për situatën me Kosovën, duke pretenduar se ka qenë Prishtina ajo që ka refuzuar dialogun me Beogradin.

“Ata kurrë nuk e deshën atë dhe gjithmonë përpiqeshin të fajësonin Beogradin për gjithçka. Kemi të bëjmë me njerëz, qëllimi i të cilëve është dëbimi dhe shkatërrimi i popullit serb në rajonin e Kosovës. Ata nuk duan dialog, sepse thonë se janë shtet sovran. Nuk mendoj se atje na presin ditë më të mira, do të kemi probleme të panumërta, por Serbia do të jetë gjithmonë me njerëzit e saj. Është detyra jonë të ndihmojmë njerëzit tanë. Gjatë gjithë ditës kanë paralajmëruar hapjen e urës në Ibër. Do të shohim nëse NATO do ta mbajë fjalën dhe shpresoj ta mbajë”, tha Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


DASH “shuplakë” Vuçiçit, reagon ashpër Vulin

Kushtet për Kosovën “ndajnë” Beogradin nga Uashingotni


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!