MENU
klinika

Postimi në Facebook

LSI sulmon Ramën: Ua ke besuar ministritë anonimëve

08.01.2019 - 12:48

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama, kësaj rradhe për emrat e propozuara nga ky i fundit për ministra.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Vasili shtron pyetjen se pse Rama ua besoi ministritë kryesore disa anonimëve. Mes të tjerash ai kujton një shprehje të Giovani Falcone, ndërsa shton: “Aty ku sundon mafia jo rastësisht institucionet e rëndësishme i besohen injoranteve dhe anonimeve”.

“Pse Edi Rama ua beson ua beson ministritë kryesore anonimëve dhe injoranteve?

Përgjigjen shterruese e ka dhene ai qe luftoi dhe dha jetën në luftën kundër mafias, Giovani Falcone i cili thotë:

Aty ku sundon mafia jo rastësisht institucionet e rëndësishme i besohen injorantëve dhe anonimëve”, shkruan Vasili.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN