Europa Qendrore e Lindore përballet me përmbytje të mëdha. Gjithnjë e më shumë shtrohet pyetja, se çfarë roli luan ndryshimi klimatik në reshjet ekstreme? Do të përkeqësohen përmbytjet me rritjen e temperaturave globale?
Përmbytjet e mëdha në Europën Qendrore e Lindore kanë detyruar dhjetëra mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre pasi rajone të gjera të Austrisë, Republikës Çeke, Polonisë dhe Rumunisë u goditën nga reshjet e dendura prej disa ditësh.
Këto përmbytje janë të fundit në një seri përmbytjesh ekstreme të këtij viti. Mijëra u detyruan të evakuohen në Gjermaninë jugore gjatë kësaj vere. Më tej: Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani përjetuan reshjet më të mëdha që nga fillimi i matjeve. Përmbytjet në Kenia morën shumë jetë dhe shkaktuan edhe rrëshqitje dheu. Në Brazil, përmbytjet një zona me madhësi sa Mbretëria e Bashkuar zhvendosën mbi gjysmë milioni njerëz.
Përmbytjet bregdetare kryesisht ndodhin nga erërat dhe baticat e larta. Në anën tjetër lumenjtë, ujërat nëntokësorë dhe përmbytjet e shpejta janë të lidhura direkt me reshjet e mëdha. Rritja e temperaturave globale, e shkaktuar nga djegia e lëndëve fosile, po i bën reshjet më të shpeshta dhe të rënda në shumicën e pjesëve të botës.
Pse ndodhin përmbytjet ekstreme?
Analizimi i trendeve të reshjeve është një proces kompleks, por ai ka një parim të qartë fizik: ajri i ngrohtë mban më shumë lagështi.
Gazrat nga efekti serë në atmosferë veprojnë si një llojë mbuloje në tokë, duke bllokuar nxehtësinë dhe duke shkaktuar rritjen e temperaturave. Kjo çon në një avullim më të shpejtë të ujit në tokë dhe në det, që do të thotë se kur bie shi, në atmosferë do të ketë më shumë ujë për të lëshuar. Dhe kur një sasi e madhe e shiut bie në tokë në një kohë të shkurtër, kjo mund të krijojë përmbytje. Kapaciteti i ajrit për të mbajtur lagështinë rritet me 7% për çdo gradë Celsius. Që nga epoka para-industriale, temperaturat globale të ajrit janë rritur për rreth 1.3 gradë Celsius.
Rritja e temperatures gjithashtu bën që reshjet të bien më shumë si shi në vend të borës, gjë që mund t’i bëjë rajonet me lartësi më të lartë mbidetare të ndjeshme ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Një studim i vitit 2022, i botuar në revistën shkencore Nature zbuloi se në pjesët me borë në hemisferën veriore, reshjet ekstreme u rritën me një mesatare prej 15% pas 1 gradë Celsius të ngrohjes.
Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në reshjet globale?
Ndryshimet klimatike po ndikojnë në shpeshtësinë e reshjeve të mëdha gjatë stuhive përmes ndikimit të tyre në trendet komplekse atmosferike dhe të motit. Në nivel global, me një rritje të temperatures prej 1.5 gradë, të cilën bota është gjithnjë e më pranë ta arrijë, reshjet e dendura që do të kishin qenë ngjarje 10-vjeçare do të ndodhin 1.5 herë në cdo dekadë dhe do të jenë mbi 10% me më shumë lagështi, sipas Panelit Ndërkombëtar për Ndryshime Klimatike në kuadër të OKB-së (IPCC).
Vitin e kaluar, Europa ishte rreth 7% më shumë shira se normalja, shumica e kontinentit përjetoi kushte me më shumë lagështi se mesatarja. Reshjet e mëdha ose rekord shkaktuan përmbytje në Itali, Novergji, Suedi dhe Slloveni.
Përparimet në shkencë përcaktimit të trendeve po i lejojnë ekspertët ta përcaktojnë më saktë lidhjen shkakësore midis ndryshimeve klimatike dhe ngjarjeve ekstreme të motit. Sipas një vlerësimi, mesatarisht, 1 në 4 reshje ekstreme në dekadën e fundit mund t’i atribuohen ndryshimeve klimatike. Ndërsa nuk ka ende studime të fundit për përmbytjet e fundit gjermane, reshjet e dendura po bëhen gjithnjë më të shpeshta. Vitin e kaluar, reshjet mesatare ishin 20% më të larta se mesatarja për vitet 1991-2020.
Edhe përmbytjet e vitit 2011 që shkatërruan pjesë perëndimore të Gjermanisë, si dhe Belgjikën dhe Holandën, kanë qënë drejtpërdrejt të lidhura me ndryshimet klimatike. Sipas shkencëtarëve nga World Weather Attribution, një institut akademik nga Mbretëria e Bashkuar, ndryshimi klimatik i ka bërë reshjet në mes të 3% dhe 19% më të forta, dhe 1.2 deri në nëntë here më të shpeshta. Kohët e fundit, përmbytjet në Bazil në prill dhe në maj besohen të jenë bërë dy here më të shpeshta dhe 9% më të forta për shkak të djegies së lëndëve fosile.
Sa janë njerëzit të prekur nga përmbytjejt dhe ku jetojnë ata?
Përmbytjet, ndër fatkeqësitë natyrore më të përhapura janë shpesh shkatërruese. Këto mund të marrin jetë njerëzish, kafshësh, të dëmtojnë infrastrukturën kritike dhe tokën pjellore, duke lënë pas një dëm ekonomik të jashtëzakonshëm.
Që nga viti 2000, përqinjda e njerëzve të ekspozuar ndaj përmbytjeve vlerësohet të jetë rritur për 24%
Sot, 1.8 miliardë njerëz – pak më pak se një e katërta e popullësisë globale – janë të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj përmbytjeve “një në 100 vjet“, një term i përdorur për të përshkruar një përmbytje që është aq e rëndë sa ndodhë vetëm një herë në një shekull.
Në Europë, Gjermania ka numrin më të lartë të njerëzve të rrezikuar nga përmbytjet, e ndjekur nga Franca dhe Holanda. Në vitin 2023, një e treta e rrjetit të lumenjve të kontientit patën rritje drejt përmbytjeve të larta, dhe 16% tejkalonin nivelet ekstreme. Nivelet e dhjetorit ishin më të lartat, me rritje ekstreme në një të katërtën e lumenjve të kontinentit.
Ndërsa përmbytjet janë një kërcënim global, disa rajone janë shumë më të prekura se të tjerat. Rreth 89% e njerëzve të ekspozuar ndaj rrezikut të lartë të përmbytjeve jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Shumica jetojnë në Azinë Jugore dhe Lindore, me 395 milionë njerëz të ekspozuar në Kinë dhe 190 milionë në Indi.
Sipas një studimi, numri i njerëzve që jetojnë në zona me rrezik të lartë të përmbytjeve është rritur për 122% që nga viti 1985. Kjo prirje besohet të jetë nxitur nga urbanizimi i shpejtë, specifikisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, në qytetet e vendosura pranë rrugëve ujore.
A do të shtohen përmbytjet në të ardhmen?
Shkenca na thotë që rreziku për përmbytje të nivelit ekstrem do të vazhdojë të rritet nëse bota nuk arrin të kufizojë ngrohjen globale.
Sipas IPCC-së, në 2 gradë Celsius të ngrohjes mbi nivelet para-industriale, do të ketë rritje me 14% të lagështisë. Dhe nëse temperaturat globale rriten në 4 gradë, reshjet e dendura që bien një herë në dekadë mund të bien pothuajse tre herë më shpesh dhe do të ketë 30% më shumë shi.
Sipas përllogaritjeve të Qendrës së Përbashkët të Hulumtimit, shërbimi i shkencës dhe i njohurive brenda Komisionit Europian, tha se përmbytjet mund të sjellin 48 miliardë euro dëme në vit dhe trefishon numrin e europianëve të ekspozuar ndaj përmbytjeve, nëse temperaturat rriten me 3 gradë Celsius deri në vitin 2100./DW