MENU
klinika

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

20.09.2024 - 11:45

Deklaratat e bujshme të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, si në daljen e tij në intervistën që dha disa muaj më parë, por edhe skandalet që plasi së fundmi në pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë e emisionit “Report” në RAI 3, si edhe reagimin e fundit në gazetën gjermane, po vërtetojnë atë që gazeta “SOT” e ka thënë prej kohësh që shërbimet e huaja po e mbajnë nën mbikëqyrje ish-zv/kryeministrin socialist si dëshmitar kyç në disa afera korruptive të qeverisë shqiptare. Kjo mund të jetë dhe arsyeja që nuk po e sjellin me urgjencë në Tiranë, pasi edhe SPAK nuk mori asnjë masë për ta parandaluar ikjen e tij. Ende nuk dihet nëse Ahmetaj ka bashkëpunuar me autoritet dhe prokurorinë zviceriane, por diçka e madhe po lëviz së fundmi pasi kreu i SPAK Altin Dumanit prej disa ditësh ndodhet për një vizitë në Zvicër, kurse ditën e djeshme ai është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të këtij vendi. Thuhet se Ahmetaj ka vendosur në dispozicion për shërbimet e huaja emra, llogari bankare dhe dosje voluminoze. Por a do t’i marrë me vete këto informacione edhe Dumani? SPAK e di shumë mirë, madje dhe Ahmetaj se nëse do të përfundonte në burgjet shqiptare, do t’i mbyllej goja, siç ndodhi me rastin e Saimir Tahirit, i cili u arrestua por nuk nxori asnjë emër.

Detajet

Sipas një njoftimi zyrtar të SPAK, të dy drejtuesit e lartë, z. Dumani dhe z. Blättler, rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e shkëlqyer të nisur midis të dy zyrave përkatëse, duke u bazuar në të drejtën e brendshme dhe instrumenteve ligjore ndërkombëtare të nënshkruar nga të dy shtetet përkatëse. Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, u diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit. Të dy drejtuesit e lartë, z. Dumani dhe z. Blättler, rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e shkëlqyer të nisur midis të dy zyrave përkatëse duke u bazuar në të drejtën e brendshme dhe instrumenteve ligjore ndërkombëtare të nënshkruar nga të dy shtetet përkatëse. Bashkëpunimi ndërkombëtar i këtij lloji është thelbësor për të luftuar në mënyrë efektive të gjitha format e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkufitar. Gjatë takimit, z. Dumani dhe z. Blättler theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira midis të dy institucioneve. Ky bashkëpunim ofron mundësi të shkëlqyera për vendosjen e një komunikimi të vazhdueshëm me qëllim shkëmbimin e përvojave më të mira dhe për krijimin e strategjive dhe njësive të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të dy vendet. Z. Dumani dhe z. Blättler nënvizuan se kjo frymë pozitive bashkëpunimi do të forcojë më tej përpjekjet e përbashkëta për një rend ligjor më të sigurt në të dy vendet dhe në rajon”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Pastrimi i parave

Kujtojmë se Zvicra është është njohur gjithmonë për anonimatin e llogarive bankare. Me qindra bosë krimi dhe të korruptuar nga e gjithë bota kanë hapur llogari të fshehta bankare aty, duke i shpëtuar ndëshkimit. Bashkëpunimi i ngushtë i autoritete zvicerane me SPAK mund të zbulojë edhe milionat e politikës së korruptuar që ka fshehur paratë e pista në këto banka. Në çdo rast hetimi, SPAK ka të drejtë t’i drejtohet Zvicrës dhe të kërkojë të dhëna. Pra me shumë mundësi do dalin në dritë miliona e miliona euro që kanë fshehur të korruptuarit e Tiranës. Prokuroria e Posaçme tregoi me hetimet e dosjes Partizani, se shumë pasuri të krijuara nga korrupsioni i kësaj afere janë transferuar jashtë shtetit, madje dhe duke investuar me disa apartamente që kapnin vlera marramendëse. Një gjë është e sigurtë, SPAK nuk do të ndalet derisa të shpërbëjë kastën e vjetër politike që ka grabitur dhe po mban “peng” Shqipërinë dhe shqiptarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?