MENU
klinika

Deklarata

Rama për tarifat: Askush të mos paguajë më shumë se 50%

08.01.2019 - 12:40

Pas qarkullimit në media të një njoftimi nga Fakulteti i Inxhinierisë ku studentëve u kërkohej që deri më 20 janar të paguanin tarifën e plotë të degës përkatëse, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në Twitter ai ka bërë thirrje që askush të mos paguajë më shumë se 50% të tarifës sipas degës përkatëse.

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%”, ka shkruar kreu i qeverisë.

rama dialogu per universitetin-konica.al

“Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit! Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë”, ka sqaruar më tej kryeministri.