MENU
klinika

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

20.09.2024 - 12:25

Për biznesmenin Kristian Boçi dhe familjen e tij këto ditë nuk janë aspak të lehta. Pas aksidentit të rëndë që biznesmeni së bashku me dy fëmijët u përfshinë ditë më parë, Boçi njoftoi se fatkeqësisht kishte humbur shikimin në syrin e majtë.

“Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët”, njoftoi biznesmeni ditë më parë. Teksa sot ka publikuar një tjetër foto ku shihet pranë nënës së tij.

Kristiani i cili njihet për besimin e tij dhe në çdo hap falënderon Zotin, përmes këtij postimi s’ka nguruar të falenderojë edhe të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe janë shqetësuar për shëndetin e tij. Gjithashtu një falënderim të veçantë biznesmeni ka shprehur edhe për bluzat e bardha në Spitalin Ushtarak të cilët e kanë asistuar dhe kujdesur për të, në çdo moment pas aksidentit.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Kristian Boçi.

Kujtojmë që më 13 shtator policia njoftoi se në aksin Lushnjë-Tiranë automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident. Biznesmeni Kristian Boçi u aksidentua teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të jugut të vendit. Në makinë me të kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në aksin rrugor “Tiranë-Lushnjë” dhe shkaqet e daljes së mjetit Mercedes Benz GLE nga autostrada nuk dihen ende.

“Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi Kristian Boçi dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia.

Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër

“Për emigrantët, kostot janë të qeverisë tuaj“

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia!

A do të përkeqësohet situata me rritjen e temperaturave

Si po ndikojnë ndryshimet klimatike në përmbytjet globale?