20.09.2024 - 13:54
Tre të mitur janë larguar nga një qendër sociale në Elbasan ditën e djeshme.
Kallëzimi për largimin e tre djemve, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, u bë nga përgjegjësi i qendrës sociale.
Policia po punon për gjetjen e tre të miturve.
“Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre”, njoftoi policia.