MENU
klinika

“Stafi im do të merret me këtë më vonë”

Nuk përmbahet Harris: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet me armë

20.09.2024 - 18:33

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka folur për gatishmërinë për të përdorur armën nëse dikush hyn në shtëpinë e saj.

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, ai do të qëllohet”, tha Harris në formë shakaje gjatë një emisioni të transmetuar drejtpërdrejt në Michigan me Oprah Winfrey.

Pas të qeshurave, kandidatja demokrate për presidente vazhdoi: “Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”.

Harris, e cila theksoi gjatë debatit të fundit presidencial se ishte poseduese e armëve, ka përsëritur se mbështet ndalimin e armëve sulmuese.

“Nuk ka vend në rrugët e një shoqërie civile”, tha Harris.

E pyetur nga Winfrey për të konfirmuar nëse ajo kishte qenë vetë pronare e armëve për “një kohë”, Harris u përgjigj se “po”. Ajo theksoi se ishte një mbështetëse e Amendamentit të Dytë të SHBA-së, i cili mbron të drejtën e posedimit të armëve.

Por, zëvendëspresidentja vazhdoi të parashtrojë çështjen e saj për ndalimin e armëve sulmuese, duke përmendur problemin e SHBA-së me të shtënat në shkolla. Bëhet e ditur se gjatë emisionit me Winfrey, Harris u pyet gjithashtu për tema si emigracioni dhe ekonomia.

Ndryshe, zotërimi i armëve ka qenë një çështje publike që nga viti 2019, kur Harris tha: “Unë zotëroj një armë ndoshta për arsyen që e bëjnë shumë njerëz për sigurinë personale. Unë kam qenë prokurore”.

Por, deklarata e saj tërhoqi vëmendje të madhe gjatë debatit presidencial që ajo pati me rivalin republikan Donald Trump. Harris mohoi pretendimin e Trumpit se ajo do të konfiskonte armët e të gjithëve”nëse zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar se ajo dhe kandidati i saj Tim Walz, një entuziast i gjuetisë, kishin armët e tyre të zjarrit. Trump, gjithashtu, ka pasur tre armë, megjithëse iu desh të dorëzonte dy prej tyre dhe të përballej me kufizime në të tretën pasi u përball me akuza penale në New York.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmi ndaj rivalit në zgjedhje. Ja çfarë paralajmëroi!

“Ëndrra juaj amerikane do të vdesë”, deklarata e fortë e Trump

“Demokracia është në rrezik!”

Fjalimi i Biden: Po ia kaloj stafetën brezit të ri…


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin