MENU
klinika

Asnjë datë për ardhjen e emigrantëve

Pakti me Italinë/ Drejt fundit punimet në kampin e Gjadrit

20.09.2024 - 21:42

“Po vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e kampit në zonën e Gjadrit në Lezhë. Punimet konsistojnë në ndërtimin e murit rrethues, kanalizimeve, por edhe ndriçimit. Ndërsa autoritetet përkatëse ende nuk kanë një datë se kur pritet që të vijnë refugjatët”, raporton gazetari i Tv Klan, Martin Marku.

Zona brenda kampit është marrë në administrim nga karabinierët italian ndërsa zona e jashtme përreth pritet të ngrihet një strukturë e posaçme nga Policia e Shtetit.

Këta të fundit do të bëjnë edhe mbikëqyrjen e territorit të jashtëm të kampit.

Punëtorë dhe mjete po punojnë përgjatë 24 orëve, por ka ende edhe pak punë për përfundimin e kësaj strukture brenda bazës ushtarake të Gjadrit.

Filmimet brenda ambienteve të kampit janë të ndaluara, por siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Tv Klan pjesa më e madhe e dy strukturave kanë përfunduar dhe aktualisht po punohet për rrethimin, sistemimin e ambienteve të brendshme dhe lidhjen e energjisë elektrike dhe sistemit të kanalizimeve.

Ndërkohë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qendrën e pritëse të refugjatëve në zonën e Shëngjinit, pasi në të punimet kanë përfunduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rama e përdor si pronë të tij Shqipërinë, sikur e ka..."

Marrëveshja me Melonin, Goxhaj ‘thumbon’ kryeministrin

Ja zona ku do qëndrojnë refugjatët

Marrëveshja/ Media italiane ‘zbarkon’ në Lezhë

Nga masakra e Kartodromit te Vis Martinaj dhe "Top Channel"

Lista e viktimave të pafajshme të sulmeve me armë


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!