MENU
klinika

“Shqiptarët i duan dokumentet tona, për të ikur në Angli”

Grekët të shqetësuar: Po krijohen mungesa të mëdha fuqie punëtore

21.09.2024 - 11:53

Censi i fundit i shtetit grek, kryer në vitin 2021, tregoi se të paktën 374.900 shqiptarë jetojnë dhe punojnë në Greqi. Bëhet fjalë vetëm për shqiptar të regjistruar zyrtarisht si rezidentë në shtetin fqinj, teksa shifra reale është ende më e lartë, kjo për shkak të shumë shqiptarëve që jetojnë të pa pajisur me dokumentet përkatëse në shtetin grek.

Në një artikull të mediave greke, që i dedikohet integrimit të emigrantëve dhe kryesisht shqiptarëve në vendin e tyre, paraqitet një qasje më e zbutur ndaj tyre. Sipas artikullit, thuhet se qytetarët grekë mendojnë se emigrantët kanë një rol kyç sa i përket “motorit” ekonomik të vendit për shkak të fuqisë punëtore që Greqisë i nevojitet.

Shumë shqiptar zgjodhën Greqinë në vitet ’90 për të jetuar e ndërtuar të ardhmen e tyre, duke e parë si një shpresë për t’i shpëtuar problemeve ekonomike dhe sociale të Shqipërisë së asaj kohe.

Por, siç edhe theksohet në artikull, situate pati një pikë kthese në krizën e bujshme ekonomike të Greqisë, që përfshiu edhe mbarë botën. Shumë shqiptarë morën kursimet e tyre dhe u kthyen për të vijuar jetën në Shqipëri.

Sipas shkrimit, rikthimi masiv i shqiptarëve në atdhe u ndje edhe në shtetin grek, duke krijuar ngërçe sa i përket fuqisë punëtore.

“Për shkak të krizës ekonomike, një pjesë e madhe e popullsisë emigrante ose u largua nga vendi ose u zhvendos në një status të parregullt. Këto mangësi reflektohen në të gjitha fushat e punës”, shprehet Angelos Tramundanis, studiues i EKKE.

Sipas EL.STAT, që edhe ka kryer këtë studim, para fillimit të “krizës së refugjatëve” në vitin 2015, rreth 250 mijë emigrantë ishin larguar tashmë nga Greqia, ndërkohë që regjistrimi i fundit i popullsisë konfirmon sa më sipër, duke treguar një rënie të popullsisë së huaj me 16,1% krahasuar me vitin 2011.

“Siç duket nga të dhënat, Daljet kanë të bëjnë me persona me qëndrim të gjatë në vend dhe me nivel përkatës integrimi, kryesisht shqiptarë”, thuhet në artikull.

Por, shqiptarët po krijojnë sërish një krizë emigrantësh. Arsyet janë të shumta, por dy kryesojnë.

Shqiptarët duket se duan të “eksplorojnë” më tej mundësitë që bota ofron, duke mos u mjaftuar vetëm me fqinjët që në vitet e para të tranzicionit ishin “dritarja” e parë për të parë botën.

Fillimisht, artikulli thekson se shkak i braktisjes së Greqisë nga shqiptarët janë pakënaqësitë sa i përket trajtimit në vendet e punës, ku përfshihet pagesa, orët shtesë apo hendeqet e shumta për të rinovuar leje-qëndrimitn. Kjo e fundit është një arsye mjaft e fortë, pasojat e të cilës, shteti grek i kuptoi pasi dëmi ishte bërë.

Nëse dokumentet janë një arsye për t’u larguar, për shumë të tjerë janë një arsye për të qëndruar në Greqi. Kjo e fundit është njëkohësisht edhe problemi më i ri dhe me trendin më rritës.

Shumë shqiptarë investohen për t’u pajisur me dokumentet e shtetit grek, por ndryshe si kurdoherë, jo për të jetuar në “paqe” me komunitetin, punëdhënësit apo shtetin, por për t’u larguar menjëherë.

Siç artikulli thekson, shumë shqiptarë përdorin letrat greke për të ikur drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pasojat e largimit të shqiptarëve, fuqinë më të madhe punëtore të emigrantëve në Greqi, po ndjehen çdo ditë e më shumë.

Ka mungesë të punëtorëve

Gjatë periudhës 2011-2023 vihet re një ulje e ndjeshme e emigrantëve në tregun grek të punës. Sipas të dhënave të disponueshme, popullsia e punësuar është ulur me 55% në të njëjtën periudhë, nga 375,000 persona në 170,000, siç thekson në studimin e tij Angelos Tramundanis.

Sipas analizave, pjesëmarrja e emigrantëve në aktivitetin ekonomik para krizës financiare ka kontribuar në rritjen e PBB-së nga 2.3% në 2.8%.

Tradicionalisht, emigrantët në Greqi kanë plotësuar mungesa të konsiderueshme të fuqisë punëtore në bujqësi, ndërtim dhe turizëm, sektorë që varen nga puna manuale, sezonale që grekët refuzojnë. Studimet vënë në dukje se emigrantët kontribuan në përshpejtimin e rritjes së ekonomisë greke, e cila është kryesisht për shkak të punësimit intensiv, fleksibël dhe me kosto të ulët që ata ofronin, ligjërisht ose në mënyrë të parregullt. Sipas analizave, pjesëmarrja e emigrantëve në aktivitetin ekonomik para krizës financiare ka kontribuar në rritjen e PBB-së nga 2.3% në 2.8%.

Sot, rreth 70,000 punëtorë mungojnë në sektorin e bujqësisë, 80,000 në turizëm dhe hotelieri, dhe së bashku me mungesën e fuqisë punëtore në ndërtim, ka nevojë për 200,000 njerëz./vizionplus.tv

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqiptarët largohen drejt vendeve të pasura të BE”

Mediat greke: 280 mijë punëtorë mungojnë në ndërtim