MENU
klinika

Pikëpyetjet për të hënën

Leku e mbyll javën më i fortë se kurrë ndaj Euros

21.09.2024 - 20:58

Monedha europiane e mbyll javën në një pozitë të vështirë në raport me Lekun, teksa ka kapur vlerat më të ulëta historike.

Sipas kursit të aplikuar në tregun e lirë një Euro këtë të shtunë blihet nga pikat e këmbimit me 98.9 Lekë, ndërsa shitet prej tyre me 99.5 Lekë.

Ky rezulton të jetë z

Shvlerësimi i regjistruar ndonjëherë në raport me lekun që kur Euro u bë monedha zyrtare e Bashkimit Europian.

Monedha kombëtare është mbivlerësuar edhe në raport me dollarin, i cili në pikat e këmbimit valutor blihet me 88.5 Lekë dhe shitet me 89.5 Lekë.

Sipas ekspertëve mbivlerësimi i Lekut lidhet me disa faktor të brendshëm, përfshi akumulimin e parasë nga taksat, mosrealizimin e investimeve publike, remitancat dhe rritja e investimeve të huaja kryesisht në tregun imobiliar.

Ndërkohë pavarësisht efekteve negative që ka në eksporte dhe tek ata që e marrin pagën në euro, zhvlerësimi i monedhës europiane shihet nga Banka e Shqipërisë si një faktor kyç që ka mbajtur nën kontroll inflacionin e çmimeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!