MENU
klinika

Autorët e maskuar i zunë pritë (Emri)

Atentat dy të rinjve shqiptarë në Itali, breshëri plumbash mbi ‘Audin’

22.09.2024 - 10:30

Një atentat mafioz është regjistruar në Como të Italisë, ku në “shënjestër” kanë qenë dy shqiptarë, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se të plagosurit janë shtetasit Indrit Lleshaj, 44 vjeç dhe Artan Lazari 42 vjeç, dy emra të njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, teksa ngjarja e rëndë është në orët e vona të së premtes.

Autorët kanë qenë të maskuar dhe iu kanë zënë pritë dy shqiptarëve, të cilët janë qëlluar me disa plumba në gjoks dhe ndodhen në spital, ku njëri raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Dy shqiptarët e plagosur udhëtonin me një makinë tip Audi Q5, e cila fillimisht u bllokua nga një makinë tjetër e paidentifikuar. Sapo marshimi i tyre u ndal , mbërriti një motoçikletë me dy burra në bord, me fytyra të maskuar. Të dy fillimisht thyen xhamin e përparmë të Audi-t, por kur Lleshaj dhe Llazari zbritën, ata u goditën nga disa të shtëna me armë zjarri nga njëri prej dy të panjohurve, i cili i plagosi kryesisht në gjoks dhe në qafë.”, raportojnë mediat italiane.

Dy shqiptarët mbetën në tokë të plagosur, ndërsa motorçikleta dhe makinat u larguan. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar ngjarjen.
Dy shqiptarë janë plagosur me armë zjarri në Como të Italisë, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve