MENU
klinika

"Ja cili është pikësynimi"

Krijimi i shtetit bektashi në Tiranë, Ngjela: Nga ana juridike vështirë për t‘u realizuar

22.09.2024 - 18:33

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një intervistë televizive, ka komentuar krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri për të cilin u shpreh se është e vështirë për tu realizuar nga ana juridike.

Ai tha se ka pasur teoricienë se kjo fe duhet të zhvillohet më tepër, ndërsa theksoi se nuk ka akzua ligjore por do të jenë brenda strukturës ligjore të Shqipërisë.

Sipas tij nuk e dimë se cilës i shërben kjo ide, por pikësynimi kryesor mbetet rritja e numrit të besimtarëve dhe se do të konsiderohet si një liberalizëm i kristianizmit.

“Nuk është i lehtë, e para Rama nuk është profesionist në ligj dhe kushtetutë dhe duhet të thërrasë ekspertë të karakterit botëror sa i përket të drejtave kushtetuese dhe pastaj do shohim se cila do jetë struktura juridike që ky shtet do ketë pavarësisht sa i vogël do të jetë.

E keni parë Vatikanin si e ka krijuar shtetin, nuk është feja që drejton shtetin, prandaj nuk mund ti bie ndesh një nisme të tillë sepse feja e bektashinjve ka sjellë unitet fetar në Shqipëri, mungesë konflikti, se po ta shohësh historinë bektashizmi hyri si risi e cila e zbuti konfliktin mes kristianëve dhe myslimanëve. Ata ndihmuan më shumë në tolerancën fetare.

Pritej nga rrethi ynë që të dilte dhe një fe e re si protestantët në kristianizmin shqiptar sidomos te katolikët por ajo s’pati shumë sukses pavarësisht lëvizjeve. Teoritë e shtetit janë shumë të vështira për një njeri që nuk është profesionist, por këtu flitet për një mikro-shtet, e para është risi e dyta është i dyti në botë pas Vatikanit dhe e treta do shfrytëzohet Vatikani në konceptin juridik dhe nëse është e re çfarë do të sjellë.”

Më tej ai shti se nëse Rama ka pasur ekspertë të huaj, teoricienë që i kanë thënë se kjo fe duhet të zhvillohet më tepër ndoshta e kanë studiuar.

“Është shpejt të flasim nga ana juridike. Çështja është që s’kemi precedentë tjetër dhe ky do jetë i pari përveç Vatikanit. Unë them se nuk do ta realizojnë dot. Nuk e di se cila është tendenca. Nëse do e shohim konfliktin paqësor mes feve në një shtet si Shqipëria secila fe kërkon të rrisë numrin e vetë.

Çështja është se e gjithë tendenca e feve është të rrisin masën e besimtarëve. Nëse kjo do sjellë një konflikt të brendshëm atëherë Rama ose ka rënë viktimë e një kërkese të kundërshtarëve ose është në amplifikim të një ideje pozitive se krijimi i një Vatikani për njërën nga fetë tona.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sali Berisha në parlament më 10 shtator?/ Pse gjyqi në Francë për ‘non grata’ është xhep fals

Avokat Spartak Ngjela: Që të ndodhë kjo, mazhoranca duhet të shkelë ligjin