MENU
klinika

Rama në OKB: Mbështesim paktin e së ardhmes!

“Shqipëria vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë”

22.09.2024 - 19:33

Kryeministri Edi Rama, nga selia e OKB, New York, teksa mbante fjalën në emër të Shqipërisë në Samitin e së Ardhmen, është shprehur se Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe angazhimet e saj.

Kryeministri është shprehur se në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit të përballura me kërcënimin për armët bërthamore, ndësa shtoi se sot bota ka ndryshuar dramatikisht.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi më tej se të gjitha vendet e botës sot nuk janë të sigurta, pavarësisht pozitës gjeografike, fuqisë, e pasurisë.

“Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe të gjitha angazhimet e saj. Angazhimet nuk janë të mjaftueshme, ato duhet të zbatohen, te përmbushen. Fjalët duhet të bëhen vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë”, tha Rama.

Edi Rama: Në Evropë një luftë e re ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e njerëzimit të përballura më kërcënimin për armët bërthamore. Bota ka ndryshuar dramatikisht. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt pavarësisht pozitës gjeografike, fuqisë, e pasurisë. Sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht dhe nëse nuk përballemi me to, do të dështojmë së bashku. Veprimi shumëpalësh është një nevojë urgjente.

Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen dhe të gjitha angazhimet e saj. Angazhimet nuk janë të mjaftueshme, ato duhet të zbatohen, te përmbushen. Fjalët duhet të bëhen vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por i ka dhënë botës shembuj të mirë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria kishte më shumë hebrenj para dhe pas luftës. Pas rënies së Kabulit, strehuam mijëra afganë. Shqipëria i ka dhënë botës shenjtoren Nënë Tereza. Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”