MENU
klinika

Zbardhen detaje nga biseda

Rama takim me dyer të mbyllura me Erdogan në SHBA

23.09.2024 - 08:43

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u takuan “kokë më kokë” ditën e djeshme në New York.

Takimi me dyer të mbyllura në Turkevi (Shtëpia Turke), qendrën diplomatike turke në New York, u realizua në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së (UNGA) në metropolin amerikan.

Gjatë këtij takimi dy liderët e dy vendeve diskutuan për lidhjet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale.

Anadolu bën me dije se presidenti turk gjatë këtij takimi ka deklaruar se përpjekjet do të vazhdojë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat. Gjithashtu, Erdogan ka theksuar se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.

Ai ka deklaruar se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar tani duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes”.