MENU
klinika

Përfitimi momental nga euro

Sa të rrezikuar jemi nga kredia e marrë në valutë?

23.09.2024 - 18:22

Një euro dhe dollarë në nivelet më historike prej më shumë se 2 vitesh, nxiti qytetarët dhe bizneset t’i drejtoheshin bankave të merrnin kredi në një monedhë ndryshe nga ajo që sigurojnë të ardhurat aktuale. Por pavarësisht tendencës së ndikuar nga psikologjia e tregut se me një euro poshtë nivelit të 100 lekëve do t’i paguanin këstet e kredive më pak, të shumtë ishin ata huamarrës që u treguan të kujdesshëm. Duke bërë që stoku i kredisë së pambrojtur në valutë të bjerë me rreth 1 miliardë lekë në 2024, ndërsa në terma vjetorë rënia arriti në 5.7%.

“Kjo ka qenë një tendencë e kahershme që individët kur blejnë një pasuri të merrnin në valutë. Kryesisht në euro. Favorizuar dhe nga normat e kredive që në euro ka qenë më të favorshme. Por në pikëpamjen e riskut ka qenë një ekspozim të cilët e kanë marrë në valutë tjetër ndërsa të ardhurat i kanë në lekë. Në të ardhmen mund të ndodh që valuta të shtrenjtohet edhe në nivelin e 140 lekëve”, tha eksperti i tregut financiar Artur Ribaj.

Ishin individët ata të cilët u treguan më të kujdesshëm duke marrë më pak kredi në valutë ndërsa bizneset nuk e ndryshuan ndikimin e tyre në totalin e kësaj kredie. Kryesisht huamarrësit që marrin kredi në valutë të huaj për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe zhvillimin e tyre zënë 60% të stokut, pasuar më tej nga kredia për tregti me 15%.

“Ndërtuesit kujdesen për rreziqet e kursit të këmbimit. Po të kujtojmë se çfarë ka ndodhur me monedhën në Turqi zhvlerësimi i monedhës tuaj me hapa të mëdha rrezikoi investitorët. Duam apo s’duam edhe pse lekun e kemi të fortë dyshimi vazhdon të qëndrojë”, deklaroi Artur Ribaj. Për t’i paraprirë kredive me probleme, në total rënia e kredisë së pambrojtur në valutë tregoi tërheqje të bankave për t’u ekspozuar ndaj kursit të këmbimit. Më të kushtëzuara këto institucione financiare u treguan ndaj sektorit të bizneseve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!