MENU
klinika

Peleshi zbulon risinë

Zgjedhjet 2025/ “Qarkut të Korçës mund t’i hiqet një mandat”

23.09.2024 - 18:50

Bazuar në të dhënat e Censit për numrin e popullsisë, Qarkut të Korçës mund t’i hiqet një mandat deputeti ç[r zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe do t’i kalojë Qarkut të Tiranës.

Lajmin e ka bërë me dije drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës, Niko Peleshi gjatë një prononcimi për mediat nga Erseka, ku ndodhej për një takim me strukturat e partisë.

Nga 11 mandate që ka aktualisht qarku i Korçës, numri i ligjvënësve që mund të zgjedhë do të jetë 10. Edhe në rast se ndodh kjo, Partia Socialiste sipas Peleshit do të kërkojë sërish të fitojë 6 mandate në vitin 2025, po aq sa fitoi edhe në vitin 2021.

“Ka mundësi që për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në Tiranë, qarku i Korçës mund të ketë një mandat më pak, edhe pse Korça ishte më numrin më të pakët të largimit të popullsisë referuar Censusit. Synimi ynë do jetë i njëjtë, duam të ruajmë 6 mandate me dy deputetë diferencë nga PD, por duke patur parasysh potencial e ri që i ofrohet politikës me këtë kod të ri zgjedhor, që është votë e diasporës, objektivat mund të rriten, sepse kemi aq votues në diasporë sa në Shqipëri. Një nga pikat e takimit në çdo bashki është dhe organizimi për votën e diasporës. Në rast se janë 10 deputetë do të ketë 3 mandate të mbyllura, në rast se janë 11 deputetë do të ketë 4 mandate të mbyllura”, tha Peleshi ppër mediat.

Lidhur me proceset e mandateve të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka dhe deputetit Vullnet Sinaj, Peleshi tha:

“Vendimi i gjykatës për deputeten Xhaçka është votuar në seancë, ka hyrë në proces mandati i deputetit Sinaj, do marrë kohën e vet, është duke u shqyrtuar. Do vazhdojë procesi deri sa të ketë një vendim të këshillit të mandateve“.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”