MENU
klinika

Detajet

Letërporosia: Gjyqtari Thanza i dënuar për vjedhje në Itali

08.01.2019 - 13:53

Ish-gjyqtari Admir Thanza rezulton i dënuar për vjedhje në Italia. Ky fakt është konfirmuar nga letërporosia e ardhur nga shtetit fqinj, në llogari të Thanzës.

Edhe Thanza e ka pranuar kur e pyetur në prokurori këtë fakt. ONM zbuloi gjatë vettingut që Admir Thanza, ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtar i Gjykatës së Lartë ishte i dënuar për vjedhje.

Prokuroria pritet të vendos për dërgimin e çështjes në gjyq me akuzën e falsifikimit të falsifikimit të formularit te dekriminalizimit. Në formularin e dekriminalizimit Thamza nuk kishte deklaruar dënimin.


Admir Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitin 1999, kohë në të cilën ishte dhe gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.

Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.